Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e paabesueshme dhe shoferi që i dha fund sagës së viktimave
Një nga ngjarjet më të pazakonta dhe misterioze të historisë së Mirditës mbetet ajo e datës 22 maj 1976 në fshatin Kaçinar, ku një kafshë e egër, e identifikuar si “qen-ujk” i tërbuar, shkaktoi tronditje të thellë pasi la pas dhjetëra viktima, përpara se të neutralizohej nga një shofer kamioni, i quajtur Pashk Frrok Pali.
Sipas dëshmive dhe kronikave të asaj kohe, situata nisi kur një kafshë e mistershme dhe tejet agresive – e ngjashme me një qen-ujk – sulmoi dhe terrorizoi banorët e fshatit Kaçinar.
Brenda një periudhe të shkurtër, kafsha e tërbuar shkaktoi rreth 12 viktima në njerëz, përfshirë një banie që kishte tentuar ta qëllojë me armë.
Më 22 maj 1976, shoferi Pashk Frrok Pali u ndodh ballë për ballë me bishën. Duke shfrytëzuar pozicionin e tij më të lartë në rimorkion e kamionit, ai luftoi me kafshën duke u mbrojtur me një levë hekuri. Më pas arriti ta qëllojë atë në kokë disa herë, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke i dhënë fund terrorit që kishte kapluar zonën.
Ndonëse ngjarja tronditi opinionin publik, autoritetet e kohës u treguan të rezervuara në publikimin e detajeve mjekësore apo diagnozave zyrtare të tërbimit për të mos ushqyer panikun që ishte përhapur.
Për banorët e Mirditës, veprimi i Pashk Frrok Palit mbeti në kujtesë, pasi ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar viktima të ardhshme.
d.xhima

Sipas të dhënave dhe intervistave publike, Pashk Frrok Pali ka jetuar në fshatin Spitën të Lezhës, ku pas viteve të punës si shofer i mjeteve të rënda ka ruajtur kujtimet dhe dëshmitë e asaj ngjarjeje të njohur të vitit 1976