“Kush do t’i mbyllë gojën?!”- Denoncimi i fortë: Ergys Agasi është rrahur për vdekje në burgun e Fierit
Sali Berisha i ka dhënë zë një denoncimi që ka qarkulluar gjerësisht pasditen e sotme në media, sipas të cilit raportohet se biznesmeni kontravers Ergys Agasi është transferuar në burgun e Fierit dhe aty është rrahur gati për vdekje.
“Padrino do të zhdukë bashkëpunëtorët”, shkruan Sali Berisha, ndërsa mbi denoncimin që shfaqet me një fotografi të Edi Ramës, thuhet se Agasit, i cilësuar si eminenca gri e kryeministrit, i është kërkuar të mbyllë gojën.
Mediat kanë raportuar se Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm, me origjinë nga Tropoja, menjëherë pas u transferua nga Bradasheshi në Fier.
Deri tani, nuk ka një reagim nga avokati i tij Maks Haxhia apo qoftë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për këtë ngjarje të pretenduar në qelitë e paraburgimit të Durrësit, ku dy ditë u transferua edhe Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje, të biznesmenit Gerond Meçe.
Ergys Agasi është një nga figurat që prej kohësh ka gjetur “strehë” në politikë, veçanërisht te Partia Socialiste, duke mbajtur pozita të rëndësishme.
Sukseset e tij në karrierën politike janë gjithashtu të lidhura ngushtë me faktin se ai është djali i Bardhyl Agasit, një ish-deputeti socialist, gjë që i hapi shumë dyer në kupolën e Partisë Socialiste veçanërisht në Durrës.