31 Tetor, 2026

Gramoz Sako “lë detyrën” e kryebashkiakut të Tepelenës, shfaqet si “badigard” i Ramës

 Gramoz Sako “lë detyrën” e kryebashkiakut të Tepelenës, shfaqet si “badigard” i Ramës

Gramoz Sako, për ata që nuk e dinë, është kryebashkiaku i Tepelenës.

Por prej kohësh duket se ai e ka mëndjen tek ato që ndodhin në Tiranë dhe jo në Tepelenë.

Nëse hap faqen e tij në Facebook, postimet e javëve të fundit nuk kanë asnjë lidhje me Tepelenën.

Ai poston vetëm videot e kryeministrit Rama, për protestat që po mbahen në Tiranë.

E kuptojmë se Rama e ka vendosur aty ku është dhe do ta konfirmojë edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Por ata që e votojnë, janë qytetarët e Tepelenës.

Ndaj mirë do të bënte që të merrej edhe me hallet e tyre, jo vetëm me hallet e Ramës në Tiranë.

Se ai i zgjidh vetë hallet e tij.

Ndërsa qytetarët e Tepelenës, kanë nevojë për kryebashkiakun e tyre! (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *