31 Tetor, 2026

​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin

 ​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin

​Një skandal i ri ka përfshirë rrethin e familjes presidenciale në SHBA, pas zbulimeve se Donald Trump Jr. ka kaluar disa ditë në një kamp të largët gjuetie në Mongoli në shoqërinë e një oligarku rus të afërt me Vladimir Putin.

​Sipas një hetimi të publikuar nga Financial Times dhe të pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si La Repubblica, ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht. Djali i madh i presidentit amerikan ka udhëtuar drejt kryeqytetit mongol Ulaanbaatar dhe më pas në një kamp gjuetie në provincën Uvs, i shoqëruar nga një detaj i Shërbimit Sekret amerikan.

​Në këtë ekspeditë, atij iu bashkua me një avion charter Umar Kremlev, një biznesmen rus me ndikim dhe kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), i njohur për lidhjet e tij të ngushta me strukturat e sigurisë së Kremlinit dhe rrethin e ngushtë të Vladimir Putin. Sipas dëshmive të udhërrëfyesve vendas, gjatë dy ditëve që kaluan së bashku në kamp – ku dyshja u tregua e kujdesshme për të shmangur fotografitë e përbashkëta – Trump Jr. ka gjuajtur një “argali të Altai-t”, një specie e rrallë dhe e rrezikuar dashi të egër, e lakmuar për brirët e saj masivë.

​Ky udhëtim ka ndezur menjëherë alarmin në Uashington. Kritikët dhe ligjvënësit demokratë kanë ngritur shqetësimin se lidhjet e afërta të djalit të presidentit me figura kyçe të kontrolluara ose të afërta me shërbimet e inteligjencës ruse përbëjnë një rrezik të hapur sigurie, ndërkohë që përfaqësuesit e Trump Jr. janë munduar ta minimizojnë takimin, duke e cilësuar atë thjesht si një pasion të pëbashkët për natyrën, gjuetinë dhe peshkimit.

​Ndërkohë që skena politike amerikane zien nga debatet dhe kërkesat për hetime parlamentare lidhur me financimet dhe dhuratat e mëparshme mes Kremlev dhe familjes Trump, episodi i Mongolisë dëshmon edhe një herë se si pasionet e fshehta dhe diplomatike e gjejnë gjuhën e përbashkët larg syrit të publikut, madje edhe në cepat më të largët të globit.

La Reppublica

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *