26 Tetor, 2026

“Dhuratat” i shkonin vjehrrit, GJKKO pezullon prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho

 “Dhuratat” i shkonin vjehrrit, GJKKO pezullon prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho

Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës së SPAK, në kuadër të një hetimi për dyshime për korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë.

Llaho po hetohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Sipas SPAK, ai është regjistruar si person nën hetim më 6 janar 2025, në kuadër të procedimit penal nr. 73 të vitit 2024.

Nga hetimet paraprake dyshohet se prokurori ka kërkuar përfitime të paligjshme materiale, nga të cilat do të përfitonte drejtpërdrejt edhe vjehrri i tij, shtetasi V.Gj.

Dyshimet për veprime të kundërligjshme lidhen edhe me persona të tjerë. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pezullimi nga detyra është vendosur nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *