Ben Blushi fajëson nivelin e arsimit për dhunën në protestë: Nuk do kisha vjedhur aq shumë kur isha ministër i Arsimit, po ta dija se arsimi ishte kaq i rëndësishëm
Ish-ministri i Arsimit, Ben Blushi, ka ngritur shqetësimin për rënien e nivelit të arsimit në Shqipëri, të cilën e lidh me dhunën gjatë protestave.
Ai pranoi se gjatë mandatit ishte përqendruar aq shumë te pjesa e vënies së pasurisë, saqë për dreq i kishte shpëtuar pa vënë re fare pjesa e arsimit.
Në përfundim, Blushi u bëri thirrje politikanëve të marrin përgjegjësi për shkatërrimin e arsimit.
Sipas tij, është e rëndësishme që gabimet e së shkuarës të mos përsëriten, por mbi të gjitha, që njerëzit të mos mbajnë mend kush i ka bërë.