Regjisori i njohur: Edi Rama, më keq se “maloku” Berisha. Po e çon Shqipërinë drejt një 97-të të dytë
Nga Josif Papagjoni
E ndjek me ankth situaten ne Tirane nga Athina, ku kam bujtur ca dite per sebep. Shqiperia jone po digjet. Shqiperia ime. E jotja. E te gjitheve. Ndonese keto te fundit m’u duken si fjale te nxjerra nga fjalesi populist i kohes ku ka dhe caze patetizem padyshim, por… kur je jashte te tilla fjale te vijne vetiu ne buze.
Po kush po e djeg Tiranen tone? Kush na qenka ky kalores qe nuk zbret nga gjogu veç po e vrane? Dhe ne ’97, kur Berisha, mes krismave, po njesoj nuk jepte doreheqjen dhe e çoi vendin ne gjak e shkaterrim, nje dikush gjysme i mençur e gjysme budalla, Namik Hoti quhej, tha nje fjale brilante, domethenese: “Maloku nuk zbret vete nga kali po s’e vrane”.
Edi Rama nuk na qenka “malok”, do me tone, eshte i lexuar, me shije, artist etj, etj. Ne fakt ai eshte me keq se nje “malok”. Egua e tij, kokefortesia e tij, i kapur nga te tjeret apo nga marrezia e tij, autokrat apo delirant, ai ngjan si dy pika uji me Berishen e vitit 1997.
Jane te dy sipas fjalorit popullor “maloke” qe duhen shporrur nga historia, “maloke” qe po na djegin atdheun, maloke qe e shkretuan Tiranen tone te bukur, ia nxorren brinjet dheut tone ku jetojme, Shqiperise.
Une e di si dhe ju se ka shume faktore ne kete katrahure, çorbe derri dhe vetevrasje qe po perseritet nder ne, dhe secili syresh ka argumentin dhe arsyen e vet, qofte historike, politike, antropologjike, morale, globale etj. Edhe une kam shkruar nje status nja 4 dite me pare, kur flaka s’kishte mberritur ende. Por Edi Rama, ama, qe eshte ne krye te qeverise, ka pergjegjesine kryesore.
Ai po ben nje faj te pashlyeshem historik. Dhe pas tij Partia Socialiste, e cila e ka futur koken ne rere si struci dhe nuk po di ta diferencoje gjoja “liderin vizionar”, qe duhet te na çoje me domosdo vetem ai ne Evrope (çfare deliri, çfare burracakerie, çfare verberie!), dhe askush tjeter. PERENDIA apikrife, vuri çfare epiteti do! Sikur s’ka ekipe, sikur s’ka institucione, sikur s’ka kontribute partiake, sikur s’ka deshire mbarepopullore…
Kjo parti ka pergjegjesine historike t’i thote kryetarit te saj me emrin Edi Rama: Ndal! Mjaft zoteri, jep doreheqjen ose forumet tona do te te shkarkojne nga detyra ne menyre legjitime, se nuk e duam ne djegien e Tiranes sone, shemtimin e Shqiperise sone, nuk e duam vellavrasjen me njeri-tjetrin, police e protestues, nuk duam hajduterine, nuk duam qe per nje Belinda Balluku te djegim vatrat tone.
Pune e madhe se ike ti. Dhe vertet vdiq Shqiperia?! Jo! Pas meje, u befte qameti! Zjarri i rente ketij vendi – kjo nuk shkon, or zoteri. Kete Partia Socialiste nuk duhet ta lejoje. A kane mbetur ende nje grusht burrash aty apo te gjithe i ka zene dridhma prej tij? Apo keni duart e pista ne pilaf? Tregojeni qe nuk jeni te tille, qe, me ne fund fare, dini ta shpetoni vendin nga katastrofa e pritshme.
Inaf is inaf!…