17 Tetor, 2026

Albatros Rexhaj thirrje Ramës: Nxirr bandat që ke pas vetes, se po të djegin kryeqytetin

 Albatros Rexhaj thirrje Ramës: Nxirr bandat që ke pas vetes, se po të djegin kryeqytetin

Albatros Rexhaj, duke komentuar letrën e Elisa Spiropalit për kryeministrit Edi Rama, thotë se ka pasur shumë aludime, se ky i fundit mbështetet nga bandat.

Sipas tij, nëse është kështu, ai duhet të nxjerrë bandat që ka pas vetes, për të mbrojtur Tiranën.

“Sipas gojëdhënave që dalin nga eksponentët e kësaj lufte brenda PS-së, Rama është diktator.

Ka pafund banda pas vetes. Komandon krimin e organizuar.

Nëse është kështu, atëherë Edi Rama është vërtet një mashtrues i madh.

Se një diktator me banda pas vetes nuk i mban bandat në garazh kur i digjet kryeqyteti. I nxjerr.

Vuçiçi i nxori, para syve të botës, dhe askush nuk u habit. Rama nuk i nxori. Të tjerët i nxorën, me maska”, shkruan Rexhaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *