17 Tetor, 2026

Shpërthen ish-zv.ministrja e Ramës dhe PS-së: Sot është turp të jesh socialist!

 Shpërthen ish-zv.ministrja e Ramës dhe PS-së: Sot është turp të jesh socialist!

Ish-zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Irena Beqiraj, ka reaguar ashpër, pas skenave të dhunës në Tiranë.

Ajo thotë se sot, është turp të jesh socialist.

“Sot është turp të jesh socialist!

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi.

Më përzihet stomaku sa herë shoh socialistë të vjetër, disa të plakur në politikë e të tjerë në prag të portave të Shën Pjetrit, që, për të ruajtur privilegjet personale, kanë humbur vetëdijen politike”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *