Eksperti Çoçoli: Sot do ishin rritur pensionet, nëse vandalët s’do kishin shkaktuar këto dëme nëpër rrugët e Tiranës
Gazetari dhe eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka bërë një analizë të thelluar të pasojave të protestës, duke zbuluar se dëmet e shkaktuara nga vandalët jo vetëm kanë penguar rritjen e pensioneve, por kanë shkatërruar edhe jetën e tij familjare.
“Qeveria i kishte bërë gati paratë, por protestuesit thyen xhama e dogjën kosha plehrash.
Tani pensionistët do të vazhdojnë të vuajnë dhe fëmijët e mi do të vazhdojnë të më prezantojnë si thjesht një burrë që e njohin nga televizori”, deklaroi Çoçoli.