Italiani i Ramës ngr alarmin: Po na ikin turistët nga Tirana, nga frika e protestave
E përdorën si argument në verë.
Po e përdorin edhe tani.
Protestat trëmbin turistët, ndaj duhet të rrimë urtë.
Kështu thotë italiani i Ramës, Karlo Bolino, që prej vitesh merr fonde dhe para nga Qeveria.
Ai ka publikuar një video ku shihen ca turistë, për të ndërtuar një lajm të rremë, se protestuesit kanë trembur turistët.
“Protestat e ditëve të fundit në Tiranë duket se i ka nxitur disa turistë të largohen.
Në një video të publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, shihen një grup turistësh në qendër të Tiranës të cilët tërheqin valixhet, ndërsa pas tyre ka kosha mbeturinash që digjen dhe kangjella të hedhura në rrugë.
“Një grup turistësh shihen duke tërhequr valixhet në rrugët e Tiranës, mes tymit dhe dëmeve të shkaktuara gjatë protestave.
Në rrugë dallohen struktura të rrëzuara dhe sinjalistikë e dëmtuar, ndërsa vizitorët vijojnë lëvizjen në një situatë krejt të pazakontë për kryeqytetin”, thuhet në videon e publikuar”, shkruan italiani i Ramës.
Por, në asnjë moment turistët nuk kanë thënë se po ikin nga frika e protestës.
Përkundrazi, e pamë edhe në verë që shumë prej tyre iu bashkuan protestës.
