17 Tetor, 2026

“Brate… došlo doba da se rastajemo “ – Telefonatë nga Serbia, Vuçiçi këshillon Ramën

 “Brate… došlo doba da se rastajemo “ – Telefonatë nga Serbia, Vuçiçi këshillon Ramën

Nga Kimete Berisha

Rama e uli zërin e televizorit.

Jashtë dëgjoheshin thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij.

Në ekran shfaqeshin flakë.

Në telefon, Vuçiqi.

Vuçiqi: Brate… došlo doba da se rastajemo.

Rama: Çfarë thua?

Vuçiqi: Ka ardhur koha të ndahemi nga pushteti.

Rama: Kush të tha?

Vuçiqi: Populli.

Rama: Qysh e merr për bazë mendimin e tufës ordinere… që nuk ka qenë kurrë kryeministër?

Vuçiqi: Më dëgjo mua.

Unë dhashë dorëheqje me gojë një vit para se ta jepja me shkrim.

Rama mori telekomandën dhe e fiku televizorin.

Rama: Hë. Çka thua?

Vuçiqi: Mund të dalësh vetë.

Thuaj se do të japësh dorëheqje në nëntor.

Mos e përmend vitin.

Kur të vijë nëntori, thuaj: të vitit të ardhshëm.

Dhe pak para se ta përfundosh mandatin, e nënshkruan dorëheqjen.

Si unë.

Rama: Nuk vjen në shprehje.

Të duken budallenj shqiptarët?

Vuçiqi: Ne pada mi na pamet.

Ali, teška mržnja…

Të urrejnë aq shumë, sa veç fjala “dorëheqje” të shpëton.

Rama: E paske menduar bukur.

Thua se më urrejnë.

Pse, ëëë?

Vuçiqi: Sepse s’ke lënë kë pa e trajtuar si personazh qesharak.

Nuk mjafton t’i ngopësh me bukë kur ua ha egon.

Rama: Unë i kam trajtuar me humor!

Vuçiqi: E di. Prandaj nuk po qeshin më.

Rama: Po ti çfarë ke bërë ndryshe?

Vuçiqi: Unë nuk tallem me popullin tim.

Rama: Çfarë bën?

Vuçiqi: E marr seriozisht. Në kuadër të kësaj, shpesh qaj publikisht.

Serbët nuk do të më duronin po t’i udhëhiqja si ti… me përqeshje.

Rama u ngrit dhe eci nëpër dhomë.

Vuçiqi: Dua të të ndihmoj. Të ta kthej të mirën.

Ngutu, jep dorëheqje sa s’ta ka kërkuar edhe Trumpi…

i onaj Kurti.

Ke udhëhequr me cinizëm…

S’ke lënë kë pa tallur, përveç meje…

Ruka na srcu: Mua më trajton me respekt.

Aq shumë, sa serbët dyshojnë se jam shqiptar.

Rama: Nuk ua jap dorëheqjen protestuesve që djegin.

Vuçiqi: Atëherë jepua atyre që e fikin zjarrin.

Rama: As atyre. Nuk e jap!

Vuçiqi: Atëherë premtoje.

Të thashë: mos e jep tani.

Premtoje për të ardhmen.

Rama: Jo. Kurrë.

Sa më shumë ma kërkojnë dorëheqjen, aq më i vendosur bëhem të rri.

Vuçiqi: Edhe unë dikur besoja se dorëheqja është fundi i pushtetit

Po një ditë e kuptova se dorëheqja është mënyra më e mirë për të vazhduar mandatin.

Rama: Këtë duhet ta shpjegosh.

Vuçiqi: Shumë thjesht.

E jep dorëheqjen nga posti që nuk e ke ndërmend ta lësh.

Pastaj vazhdon punën derisa të organizohen zgjedhjet.

Në zgjedhje kandidon përsëri.

Nëse fiton, kthehesh në post.

Nëse humb, thua se zgjedhjet janë vjedhur.

Rama: Po nëse nuk jep dorëheqje fare?

Vuçiqi: Atëherë kursen një palë zgjedhje.

Pasoi një heshtje.

Rama: Ç’pate, vëlla?

Vuçiqi: Po mendoj ç’na ndodhi neve të Open Balkanit.

Të gjithë u detyruam të japim dorëheqje…

Nejse, përveç teje.

Për momentin.

Pavarësisht se qëllimin e kishim të mirë.

Rama: Cilin qëllim?

Vuçiqi: T’i hiqnim kufijtë.

Rama: E pastaj?

Vuçiqi: Të mos na mbetej ku të iknim.

Rama nuk qeshi.

Vuçiqi: Daj bože të mos jesh ndikuar nga dokumentari “Si të bëhesh tiran”.

Se edhe populli e ka parë… si përfundojnë tiranët.

Rama: Nuk më mëson dot mua populli si të qeveris.

Vuçiqi: Epo, ngul si thiu n’akull… mësoji shqiptarët si të të durojnë përjetësisht.

Rama ia mbylli telefonin me një “Hajt”.

Dhe i tha Lindës:

A thua kush fshihet pas Serbisë?

Linda: Pyete Vlora Hysenin.

Rama: Si?

(Linda doli nga dhoma me vrap.)

Rama e mori përsëri telekomandën.

E ndezi televizorin.

Në ekran, protesta vazhdonte.

E uli zërin.

Pastaj tha me vete:

Shiko… janë qetësuar!

…

P.S. Kosova po pret.

Mezi s’po pres.

…

AUTOKRITIKË:

Shtrigë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *