19 Tetor, 2026

Sali Berisha siguron studentët: Ju apo fëmijët tuaj do e ndryshoni këtë vend, unë do jem këtu për t’ju mbështetur

 Sali Berisha siguron studentët: Ju apo fëmijët tuaj do e ndryshoni këtë vend, unë do jem këtu për t’ju mbështetur

Sali Berisha u shpreh sot se e kupton plotësisht dëshirën e studentëve për ndryshim, por i paralajmëroi se nuk duhet të ngatërrojnë ndryshimin e sistemit me ndryshimin e kryetarit të PD-së.

Në një deklaratë emocionuese, Berisha zbuloi se ka siguruar një krem të posaçëm që parandalon dekompozimin e trupit pas vdekjes.

“Është një produkt revolucionar. Nuk më hanë as krimbat. Kam folur edhe me specialistë të balsamimit dhe më kanë garantuar se mund të vazhdoj të drejtoj Partinë Demokratike edhe nga varri”, tha ai.

Në fund, Berisha u bëri thirrje të rinjve të mos e humbasin shpresën dhe të vazhdojnë të luftojnë për një Shqipëri më të mirë.

“Ju jeni brezi që do ta ndryshojë këtë vend. Ndoshta jo ju personalisht, por fëmijët tuaj. Ose nipërit. Unë do të jem këtu për t’i mbështetur të gjithë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *