19 Tetor, 2026

Ish-deputeti socialist sulmon Ramën: Po digjet Shqipëria për kapriçot e tij dhe Çet Kastratit

 Ish-deputeti socialist sulmon Ramën: Po digjet Shqipëria për kapriçot e tij dhe Çet Kastratit

Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta, ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës, pas protestave të dhunshme që kanë nisur në vend prej dy tre ditësh.

“Për kapriçon e një personi, po lëndohen, po do vriten, si dihet, po digjen, do digjen në vazhdim  bizneset e qytetarëve, por drejtuesit të kësaj qeverie si bën përshtypje sepse nuk digjet shtëpia e tij, nuk digjet pasuria e tij e prandaj nuk i dhemb se ska çfarë humbet.

Këtij i dhemb, madje shumë që nuk po e lënë të bëj Zvërnecin me zhvilluesin e tij Çet Kastratin siç ka bërë gjithçka në tërë Shqipërinë…”, shkruan ish-deputeti Kosta, që është njëkohësisht dhe biznesmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *