Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës
Profesori dhe diplomati Fatos Tarifa ka listuar arsyet pse sipas tij qëndrimi i Ramës në pushtet ka ardhur në fund.
Tarifa është shprehur se ekzistojnë 10 faktorë kryesorë që e mbajnë ende kryeministrin në krye të ekzekutivit.
Sipas tij, drejtuesi i qeverisë ushqehet nga iluzioni se është i fortë, se është i zgjedhuri i popullit dhe madje edhe i Zotit. Po ashtu, ai ka theksuar se kryeministri vuan nga iluzioni se është shqiptari më perëndimor dhe se partnerët evropianë e duan vetëm atë.
Sipas profesorit, në mendësinë e shefit të qeverisë mbizotëron bindja se shteti është pronë e tij private ku mund të bëjë çfarë të dojë, ndërsa vënien në pikëpyetje të këtij pushteti e shoqëron frika e madhe nga humbja e tij.
Për të gjitha këto arsye, Fatos Tarifa ka gjykuar se kryeministri duhet të largohet menjëherë nga detyra. Ai ka nëvizuar se koha kërkon formimin e një qeveri teknike, e cila do të ketë si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme.
Komenti i Tarifës
Çfarë e mban Kryeministrin në pushtet?
1. Iluzioni se është i fortë.
2. Iluzioni se është i zgjedhuri i popullit.
3. Iluzioni se është i zgjedhuri i Zotit.
4. Iluzioni se është më perëndimori ndër shqiptarët.
5. Iluzioni se Europa e do vetëm atë.
6. Arroganca e tij.
7. Pamençuria e tij.
8. Paaftësia për të lexuar dhe kuptuar realitetin.
9. Bindja se shteti është pronë e tij dhe mund të bëjë ç’të dojë.
10. Frika nga humbja e pushtetit.
Dhe gjithçka tjetër që kam lënë pa thënë.
Për te gjitha këto arsye, sot ai duhet të largohet. Në krye të vendit koha thërret një qeveri teknike, e cila të përgatisë zgjedhje të parakohëshme.
Ky është fundi i palavdishëm i një kryeministri, një qeverie dhe një parlamenti të palavdishëm. Bashkë me këtë kryeministër duhet shporrur dhe e tërë shpurra e tij e lepujve “trima”.