20 Tetor, 2026

Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të “heqë” 40 deputetë

 Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të “heqë” 40 deputetë

Pas shkrirjes së 15 Bashkive, socialistët duket se do të ndërmarrin një tjetër nisëm.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ftoi sot Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kushtetuese për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Ai tha se PS-ja e ka paraqitur këtë propozim në fillim të vitit dhe se është e hapur edhe për diskutime mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me rajonet.

“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101.

Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”, u shpreh Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *