Shpërthen ish-deputeti: O qelbësira të pështira e kokrra hajdutësh ordinerë, ministri izraelit takoi Ramën për problemin e djalit të hallës
Myslim Murrizi ka shpërthyer pas vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit.
Sipas tij, ai ka ardhur për hall të djalit të hallës së vet.
“Ministri i Jashtëm i Izraelit, z. Gideon Sa’ar, ka ardhur për “vizitë” në Tiranë, meqenëse SPAK-u kontrolloi banesën dhe ka sekuestruar celularin e djalit të hallës së tij, z. Ron Yeffet.
Pra, djali i dajës së Ron Yeffet, që është nën hetim në Shqipëri për trafik armësh me qeverinë Rama, që është ministri i Jashtëm i Izraelit, z. Gideon Sa’ar, vjen për të lavdëruar Ramën që bën trafik armësh me djalin e hallës së tij.
O të dhjefsha diplomacinë që kërkoni ta shisni si mender marrëdhënie “miqësore” dypalëshe, kur në fakt është një ortakllëk ordinerësh për qindra miliona euro.
Po çfarë mendoni se jeni ju, mor qelbësira të pështira e kokrra hajdutësh ordinerë, që bëni teatër për të vjedhur dhe kërkoni ta shisni si miqësi?
Zagarët dallohen mijëra km larg nga surrati që kanë, pa qenë nevoja të lehin fare, pavarësisht se ku kanë lindur e çfarë kombësie apo shtetësie kanë, sepse janë të qelbur në çdo qelizë të tyre të ndyrë dhe e rrezatojnë këtë në çdo pore të surratit”, shkruan ai.