26 Tetor, 2026

Aktorja e njohur shpërthen ndaj femrave që u shfaqën në videot intime të Adi Hilës: Nuk e kuptoj krenarinë me të cilën po reagojnë

 Aktorja e njohur shpërthen ndaj femrave që u shfaqën në videot intime të Adi Hilës: Nuk e kuptoj krenarinë me të cilën po reagojnë

Aktorja e njohur Egla Ceno, ka komentuar reagimet pas publikimit të videove erotike të Adi Hilës me disa personazhe të njohur publik.

“Qëndrimin për PUBLIKIMIN dhe RREGJISTRIMIN e videove me pullë të kuqe e kam shprehur në një status para disa javësh duke u vendosur në krahë të “viktimave”. Duke dënuar aktin e rregjistrimit si perversitet dhe të publikimit si antiligjor.

Më lejoni edhe një mendim të fundit personal: revolucioni i gruas nuk nënkupton revolucion dysheku. Historia ka kërkuar të drejta për gratë, jo çarçafë.

Si njeri dhe si artiste jam e prirur të kem empati për të lënduarin, por sinqerisht nuk e kapërcej dot një lloj “krenarie të dhjerë” nëpër prononcime.

Edhe kafsha kur lëndohet merr kohë për të lëpirë plagët, nuk del menjëherë nga strofka për gjah.

Tani jam më e kthjellët mbi arsyen pse pak gra qëndruan në krahun tim kur duhet t’i kisha të gjitha në krahë.

Nuk më vjen keq për veten që e pashë vetëm, me vjen keq për to. E vërteta zhytet, por nuk mbytet”, shkruan Ceno.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *