26 Tetor, 2026

Gazetari: Si e ndjekin hap pas hapi Arlind Qorin, spiunët e shtetit

 Gazetari: Si e ndjekin hap pas hapi Arlind Qorin, spiunët e shtetit

Me Arlind Qorin jemi në kundërthënie ideologjike të skajshme. Për këtë arsye kam një farë simpatie njerëzore.

Për një farë kohe jetonim në një lagje tek tregu elektrik, të dy me qira, ndonjëherë e kam hasur edhe në autobus.

Sot e hasa sërish tek rruga e Elbasanit. Doja ti flisja por pashë që e kishte me nxitim dhe prapa tij ishte grupi i vëzhgimit të shtetit.

I njoh dhe më njohin. Ulin kokën me terezi. Vishen me të zeza. Mbajnë mjekra. Nuk mbajnë syze dielli. Janë rrogëtarë. Por jo hallexhinj.

Gjithë pasditen mendoja me vete pse e ndjekin nga rruga e Elbasanit se ai tek Ambasada amerikane nuk shkon edhe sikur ta thërrasin.

Ndoshta e kanë “detyrë” partie të zbulojnë gjëra sekrete që as Qori nuk e di që i ka të fshehta. (Lavdrim Lita)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *