26 Tetor, 2026

Inxhinieri italian që mësoi sarandiotët që midhjet… haen

 Inxhinieri italian që mësoi sarandiotët që midhjet… haen

Nga Shpresa Dine & Vladimir Kodhelaj

Sot është e vështirë ta përfytyrosh Sarandën pa midhjen, por në vitet ’60 ky produkt i detit nuk njihej ende nga banorët si ushqim. Midhjet gjendeshin në ujërat e Sarandës, por jo në tryezat e familjeve sarandjote.

Në një rrëfim plot interes e nostalgji, Vangjel Frango sjell historinë e një inxhinieri italian, Antonio, i cili ndihmoi në ndryshimin e kësaj tradite ushqimore.

Antonio e kuptoi se nuk mjaftonte që midhjet të gjendeshin me bollëk në det. Duhej edhe t’u mësohej njerëzve si t’i konsumonin. Prandaj propozoi një mënyrë të thjeshtë, por të zgjuar: midhjet të ziheshin, të paketoheshin në qese celofani dhe të dërgoheshin në dyqanet e mishit.

Aty, krahas mishit që blinin qytetarët, do t’u jepej falas nga një pako me midhje. Qëllimi ishte i qartë: njerëzit duhej ta provonin këtë ushqim të panjohur, të mësoheshin me shijen e tij dhe ta përfshinin gradualisht në kuzhinën e përditshme.

Kështu, me një ide praktike dhe pak këmbëngulje, nisi një histori që sot lidhet ngushtë me identitetin gastronomik të Sarandës.

Nga një produkt që sarandjotët nuk e njihnin si ushqim, te një nga shijet më të dashura të qytetit bregdetar — kjo është historia e midhjes, e treguar nga Vangjel Frango.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *