Bashkia Memaliaj u shkri, punonjësit presin me duartrokitje kryebashkiakun Albert Malaj
Albert Malajn e kanë pritur me duartrokitje punonjësit e vet këtë mëngjes, pavarësisht se Bashkia Memaliaj u shkri.
“Për ju që luftuat deri në fund, me vendosmëri, përkushtim dhe dinjitet, jo për interesa personale, por për njerëzit, për komunitetin dhe për të ardhmen e Bashkisë Memaliaj! Për ju që treguat se kur zemra rreh për vendin tënd, asnjë vështirësi nuk është e pakapërcyeshme dhe asnjë sfidë nuk është arsye për t’u dorëzuar.
Rruga mund të jetë e vështirë, pengesat mund të jenë të shumta, por kur qëllimi është i drejtë dhe motivimi buron nga dashuria për njerëzit, ia vlen të luftosh deri në fund!
Mirënjohje dhe respekt për ju! Për qëndresën, përkushtimin dhe besimin që keni treguar ndaj komunitetit të Memaliajt”, shkruhet në mesazhin e Bashkisë së Memaliajt.