EMRAT: Arrestohet 44-vjeçari nga Tepelena, proçedohet dhe një tjetër. Merrnin zhavorr në Vjosë
Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë dëmtuar habitatin e Parkut Natyror të Lumit Vjosa duke gërryer shtratin e lumit me fadromë.
Në pranga ka rënë Lorenc Bami, 44 vjeç, banues në Tepelenë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Andi Hasani, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ata janë kapur në në fshatin Vasjar të Memaliajt.