26 Tetor, 2026

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy persona

 Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Raonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcakuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për disiplinimin e trafikut, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *