“Ia ka futur Ukrainës? Bravo i qoftë kësaj vajzës” – Manjani ironizon denoncimin e Këlliçit: Prokuror i Ukrainës është ky?
Denoncimi i Belind Këlliçit për përdorimin e një prone të KAYO-s në dokumentacionin e një tenderi të kompanisë TIMAK në Ukrainë ka sjellë reagime edhe në studio televizive.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Top Story”, komentoi pretendimet e deputetit të PD-së, i cili ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si kjo shoqëri ka përdorur një pasuri që, sipas dokumenteve të publikuara prej tij, rezultonte në pronësi të KAYO-s.
Manjani e mori në diskutim çështjen nga këndvështrimi i tij, duke argumentuar se nëse një kompani ka përdorur një pronë shqiptare për të marrë pjesë në një tender jashtë vendit, kjo në vetvete nuk përbën domosdoshmërisht një shkelje.
Ai ironizoi edhe rolin e opozitës në këtë denoncim, duke pyetur se çfarë dëmi i është shkaktuar shtetit shqiptar nëse tenderi është zhvilluar në Ukrainë.
“Ç’a të keqe ka këtu? Ia ka futur Ukrainës? Bravo i qoftë. Ça të keqe ka këtu? Ku e ka cenuar kjo vajza këtë të opozitës?
Merr një pronë të shtetit shqiptar dhe ia fut Ukrainës, çfarë ka këtu? Prokuror i Ukrainës është ky?
Po t’ia ketë futur shtetit shqiptar, futet në burg. Mban Ukraina, çfarë halli ke ti”, u shpreh Manjani.