6 Tetor, 2026

“Më të fortë së bashku” – Ambasada amerikane zbardh takimin e Eric Wendt me ministrin Nufi

 “Më të fortë së bashku” – Ambasada amerikane zbardh takimin e Eric Wendt me ministrin Nufi

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin e ambasadorit Eric Ëendt, me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Takim ky i zhvilluar ditën e premte.

“Më të fortë së bashku!

Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri kryesor i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ambasadori Eric Ëendt diskutoi se si forca e aleancës sonë dëshmohet me veprime konkrete: forcimin e gatishmërisë operacionale përmes partneritetit 25-vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, rritjen e kapaciteteve të NATO-s dhe mbrojtjen e sigurisë globale përmes kontributit jetik të Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *