EMRAT: Dorëheqje masive të drejtorëve në Bashkinë e Përmetit, mister arsyet
Disa drejtues të rëndësishëm në Bashkinë e Përmetit, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Lajmi bëhet me dije nga Bashkësia Përmet.
Sipas gazetës lokale të Përmetit, kanë dhënë dorëheqjen:
Salda Sadiku, përgjegjëse e Strehimit.
Flavio Guci, shefi i Sektorit të Shërbimeve Publike.
Vasil Vaso, jurist në Bashki.
Për momentin nuk dihen arsyet e këtyre dorëheqjeve masive, por raportohet se do të ketë edhe lëvizje të tjera ditët në vijim.