Çudira shqiptare: Një skandal me “pullë të kuqe” dhe nga… kalaja e Libohovës në Gjirokastër
Një situatë e paprecedentë dhe skandaloze është konstatuar në Kalanë historike të Libohovës.
QR-kodi i vendosur në tabelën treguese, i cili supozohej t’u ofronte turistëve vendas dhe të huaj informacion historik mbi monumentin, pas skanimit me celular i ridrejtonte ata drejt videove me përmbajtje të pastër pornografike.
Rasti ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë kibernetike dhe kontrollin e informacionit digjital në sitet tona të trashëgimisë kulturore.
Pas sinjalizimit dhe kontaktimit të menjëhershëm nga MCN TV, specialistët e kulturës në Bashkinë Libohovë reaguan urgjentisht duke bërë të mundur heqjen fizike të QR-kodit nga tabela gjatë ditës së sotme.
Është komunikuar se ky i fundit mund të jetë hakëruar pasi ka vite që kur një kompani e huaj i vendosi, pra mund të jetë një skadim i afatit dhe blerjen nga dikush tjetër.
Ndërkohë, pritet që problemi të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që vizitorët që skanojnë kodin të kenë akses te informacioni i duhur për historinë dhe vlerat e Kalasë së Libohovës, dhe jo te përmbajtje të papërshtatshme
Kalaja e Libohovës, e njohur ndryshe si Kalaja e Shanishasë, është një Monument Kulture i Kategorisë I dhe një nga simbolet historike të qytetit e ndërtuar nga Ali Pashe Tepelena ne fund te shekullit te 18–të si dhuratë për të motrën Shanishanë.
Detajet
Detaje të reja e kanë dalë në dritë në lidhje me situatën e paprecedentë të konstatuar në Kalanë historike të Libohovës.
Siç raporton për “MCN live”, korrespondentja nga Gjirokastra, Jonida Qirko, skandali i përmasave teknologjike dhe kulturore u zbulua fillimisht nga një turist.
“Turisti i cili thjesht dëshironte të skanonte QR-kodin e afishuar në tabelën treguese për të marrë të dhëna historike dhe kuriozitete rreth monumentit, u përball me një surprizë shokuese.
Në vend të guidës turistike, kodi e ridrejtoi celularin e tij drejt platformave dhe videove me përmbajtje të pastër pornografike.
Sapo rasti u mor vesh dhe u bë publik, reagimi i institucioneve vendore ka qenë i menjëhershëm.
Pas sinjalizimit dhe kontaktimit të menjëhershëm nga MCN TV, specialistët e kulturës në Bashkinë Libohovë reaguan urgjentisht duke bërë të mundur heqjen fizike të QR-kodit nga tabela gjatë ditës së sotme.
Është komunikuar se ky i fundit mund të jetë hakëruar pasi ka vite që kur një kompani e huaj i vendosi, pra mund të jetë një skadim i afatit dhe blerjen nga dikush tjetër.
Ndërkohë, pritet që problemi të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që vizitorët që skanojnë kodin të kenë akses te informacioni i duhur për historinë dhe vlerat e Kalasë së Libohovës, dhe jo te përmbajtje të papërshtatshme”, tha ajo.