5 Tetor, 2026

Në kulturat islamike si Shqipëria, tradhtia e burrit inkurajohet

 Në kulturat islamike si Shqipëria, tradhtia e burrit inkurajohet

Nga Ruel Domi

Duhet kuptuar që dëshira e paepur e mashkullit shqiptar për shumë gra në të njëjtën kohë është pjesë e po asaj kulture të qelbur që fare pak intelektualë kanë kurajon ta kritikojnë. Edhe ky rasti i kompozitorit seksoman është prapë në vazhdën e asaj të fundit.

Nëse Perëndimi i krishterë është ndërtuar mbi idenë se NJË burrë dhe NJË grua martohen dhe i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit, në kulturat islamike, tradhtia e gruas është sakrilegj, ndërkohë që tradhtia e burrit inkurajohet.

Shiko se ç’bëjnë burrat e martuar nga Lindja e Mesme e Turqia në Evropë dhe shiko kërdinë që bëjnë princat sauditë me gra të huaja në Perëndim, dhe e kupton se çfarë palo kulturash janë dhe nga e kemi marrë ne këtë kulturën tonë të haremllëkut.

Shiko dhe ç’bën mashkulli shqiptar i postkomunizmit dhe se si e tradhton të shoqen pa pikën e turpit, dhe e kupton se nga anojmë kulturalisht ne si popull.

Prandaj ky rasti i kompozitorit seksolog me 15 gra dhe i martuar, nuk është rast i izoluar, por pjesë e kulturës lindore dhe otomane shqiptare, ku mashkulli shqiptar nxitet të bëjë hareme, të cilat gruaja presupozohet t’i pranojë.

Më ngjan me afro-amerikanët në SHBA, se edhe ata njëlloj operojnë.

Shqiptari ka dëshpërimisht nevojë për vlerat e Perëndimit. Ndryshe s’ka për t’u bërë ndonjëherë njeri për së mbari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *