“Të bësh s*** nuk është turp” – Modelja reagon, pas aludimeve se është në videot e Adi Hilës
Antonela Berisha ka reaguar pasi emri i saj është lidhur në rrjet me një video intime, në vazhdën e diskutimeve për materialet që po qarkullojnë lidhur me kompozitorin Adrian Hila.
Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se është personi në pamje, duke publikuar edhe një fotografi për të mbështetur sqarimin e saj.
“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Antonela.
Ajo ka renditur disa dallime fizike që, sipas saj, rrëzojnë pretendimet. Antonela thotë se vajza në video ka gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, si dhe një nishan në qafë që ajo nuk e ka.

Ndërkohë, ka publikuar një foto të barkut, duke treguar nishanin pranë kërthizës, i cili, sipas saj, mungon te personi në pamje.

Në një postim tjetër, ajo ka përmendur edhe një detaj shtesë: sipas Antonelës, vajza në video mban unazë martese.
Përtej mohimit, Berisha ka theksuar se kundërshtimi i saj lidhet me identifikimin e rremë dhe jo me paragjykimin e jetës intime.
“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”.
Antonela ka paralajmëruar gjithashtu se personat apo faqet që vazhdojnë ta identifikojnë si vajzën në video do të mbajnë përgjegjësi për publikimet e tyre. Reagimin e ka shoqëruar edhe me një mesazh kundër cenimit të privatësisë:
“Të bësh seks nuk është turp. Është pjesë normale e jetës së çdo të rrituri. Turp është të publikosh, shpërndash apo komentosh materiale intime të dikujt pa pëlqimin e tij”.