2 Tetor, 2026

“Të lutem eja!” – Aktorja e njohur akuzohet se mbyti djalin 12-vjeçar, dalin mesazhet tronditëse

 “Të lutem eja!” – Aktorja e njohur akuzohet se mbyti djalin 12-vjeçar, dalin mesazhet tronditëse

Një histori tronditëse ka shpërthyer rreth aktores së njohur Halle Berry dhe djalit të saj 12-vjeçar, Maceo. Ish-bashkëshorti i aktores, Olivier Martinez, i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për urdhër mbrojtjeje, duke bërë akuza të rënda ndaj Berry-t dhe duke kërkuar kujdestarinë e vetme të djalit të tyre.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, Martinez pretendon se më 26 shtator, Berry është përfshirë në një konflikt fizik me Maceon në shtëpinë e saj. Ai pretendon se gjithçka nisi pasi djali po luante një lojë virtuale në dhomën e tij.

Sipas versionit të paraqitur nga babai, Berry e kritikoi djalin për mënyrën se si po luante dhe i tha se dukej “shumë budalla” dhe ishte “idiot”. Situata dyshohet se u përshkallëzua më pas në një përplasje fizike.

“Ajo e kapi Maceon nga qafa dhe filloi ta mbyste, ndërsa bërtiste: ‘Kush është dominant tani?! Kush është dominant?’, thuhet në deklaratën e Martinez.

Sipas dokumenteve, Maceo e telefonoi të atin në panik dhe i kërkoi të shkonte ta merrte. Më pas, teksa Martinez ishte rrugës drejt shtëpisë së Berry-t, 12-vjeçari i shkroi:

“A je këtu? Të lutem eja.”

Martinez pretendon se telefonata e parë zgjati vetëm 27 sekonda dhe se ai u nis menjëherë. Kur mbërriti në shtëpinë e Berry-t, sipas tij, Maceo doli jashtë, ndërsa partneri i aktores, Van Hunt, po mbante çantat me rrobat e djalit.

Sipas deklaratës së babait, Maceo i tregoi më vonë se çfarë kishte ndodhur. Ai pretendon se djali i kishte kërkuar nënës ta linte të përfundonte lojën, por situata ishte përshkallëzuar.

Martinez thotë se Maceo u përpoq të çlirohej dhe nisi të bërtiste, ndërsa Van Hunt hyri në dhomë. Por ish-bashkëshorti i Berry-t pretendon se kjo nuk ishte hera e parë.

Në dosjen gjyqësore, Martinez pretendon se gjatë rreth 18 muajve të fundit Berry ka pasur edhe episode të tjera fizike me djalin, duke deklaruar se ajo e ka rrëzuar në tokë dhe e ka detyruar të “dorëzohet”.

Ai ka kërkuar që gjykata të pezullojë përkohësisht takimet e Berry-t me Maceon dhe t’i japë atij kujdestarinë e vetme ligjore dhe fizike të djalit. Aktualisht, ish-çifti ka një marrëveshje për kujdestari të përbashkët 50-50.

Ndërkohë, Halle Berry i ka mohuar kategorikisht akuzat. Avokatja e saj, Marina Beck, e ka cilësuar kërkesën e Martinez si “tërësisht të pabazuar dhe qëllimisht mashtruese”. Sipas saj, ekzistojnë prova dhe vendime të mëparshme gjyqësore që tregojnë, sipas ekipit ligjor të Berry-t, se Martinez ka shkelur urdhrat e gjykatës dhe ka ndërhyrë në çështje terapeutike dhe edukative që lidhen me djalin.

Avokatja ka bërë gjithashtu pretendime të tjera ndaj Martinez, duke e përshkruar historikun e tij si “të paqëndrueshëm, posesiv dhe të dhunshëm”.

Përplasja mes dy aktorëve nuk është e re. Berry dhe Martinez u divorcuan pas një beteje ligjore që zgjati rreth tetë vjet, ndërsa prej vitesh kanë pasur mosmarrëveshje për kujdestarinë dhe bashkëprindërimin e Maceos.

Në vitin 2024, Berry kishte deklaruar në dokumentet e gjykatës se kishte shpenzuar më shumë se 200 mijë dollarë në përpjekje për të bashkëprindëruar djalin me Martinez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *