420 milionë lekë vetëm për muret e spitalit, por në Gjirokastër pacientët i dërgojnë o në Greqi, o në Tiranë
Investimi prej 420 milion lekë në spitalin Omer Nishani në Gjirokastër nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Është rikonstruktuar godina, por mungojnë aparatet e ekzaminimeve dhe pacientet për të marrë shërbimin detyrohen të nisen drejt Tiranës apo Greqisë.