Ngjarja që tronditi Përmetin, Policia njoftim zyrtar
Policia ka reaguar për ngjarjen që tronditi një ditë më parë Përmetin, kur një grua rreth të 40-ave u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte, duke humbur jetën.
“Më datë 30.09.2026, rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, shtetasja D. J., rreth 40 vjeçe, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, bën me dije Policia.
Për momentin nuk dihen arsyet që e çoi të ndjerën, drejt këtij veprimi tragjik.