1 Tetor, 2026

Ylli Rakipi: Ne e dinim çfarë po ndodhte dhe heshtëm. Fevziu habitet: Unë s’dija gjë. Blendi Klosi: Po bëni tradhti kombëtare

 Ylli Rakipi: Ne e dinim çfarë po ndodhte dhe heshtëm. Fevziu habitet: Unë s’dija gjë. Blendi Klosi: Po bëni tradhti kombëtare

Ylli Rakipi, komentoi ngjarjet e fundit në SHISH dhe publikimet e shpërndara në media, mbi komunikimet dhe mesazhet që ka shkëmbyer Ergys Agasi me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Ai theksoi në emisionin “Opinion” se media është në të drejtën e saj të publikojë çdo gjë, e cila është në interes të publikut dhe askush nuk e ndalon dot në këtë mision.

Gazetari Rakipi pohoi se gazetarët e dinë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe nuk flasin.

“Nëse ka interes publik ngjarja, media e rrëmben me të gjitha rrethanat. Mediat e kanë për detyrë ta bëjë këtë gjë.

Media vrapon të publikojë çfarë të gjejë. Në të gjithë i dinim këto. Ne e dimë se çfarë ndodh në këtë vend dhe befas bëhemi dhe themi “uaaa”.

Pjesa dërrmuese e njerëzve të këtij vendi dalin në mëngjes me idenë kush të rrëmbejë ndonjë gjë.

Problemi është ky se ne e dimë se kujtojmë dhe bëjmë të paditurin pastaj. Nesër mund të dalë ndonjë gjë tjetër”, tha Rakipi.

Blendi Fevziu pas deklaratës së Rakipit bëri të befasuarin dhe të paditurin.

“Unë s’dija gjë”, tha ai.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, komentoi skandalin, ku u përfshi ish-drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, që u akuzua nga SPAK për dy vepra penale.

Klosi u shpreh se fajet janë personale dhe se nuk mund të hidhet baltë mbi një institucion me rëndësi tepër të madhe si SHISH.

Sipas Klosit, kush godet SHISH po bën goditje ndaj sigurisë kombëtare. Sipas tij, duhet bërë dallimi mes individit dhe institucionit.

Blendi Klosi: Të gjithë e dimë se përse u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kryeministri Rama kishte thënë se do të mbajë një mesazh publik, ai foli për problematikën që është krijuar me SHISH.

Është shqetësim institucional. Po hidhet baltë mbi institucionet e sigurisë kombëtare, një nga të cilat është edhe SHISH. Flitet për një institucion, që është partner i rëndësishëm i partnerëve tanë. Nuk është mirë që SHISH të goditet.

Momenti ku ndodhet Shqipëria, sulmet dhe goditjet për institucionet nuk janë aspak të mira. Është institucion që ka qenë në hije deri tashmë. Unë po mbroj SHISH-in, që bashkëpunon me institucionet më të rëndësishme me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Fajet e individëve të caktuar nuk duhet të shkojnë për institucionin. Është antishqiptare që të goditet SHISH, sepse është institucion i ndjeshëm ndaj sulmeve. Nuk ka dokument, që institucioni të jetë duke punuar kundër interesit kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *