“Ju jeni më keq se Rama” – Demokratët e Tepelenës, Memaliajt e Gjirokastrës bojkotojnë Flamur Nokën e Tritan Shehun
Këtë fundjavë, në Tepelenë e Gjirokastër kanë qenë prezent numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i shoqëruar nga deputeti i zonës, Tritan Shehu.
“Ne Tepelene me Z.Noka se bashku me drejtues te PD te asaj dege, te Memaliajt, Permetit, Kelcyres.
Ne Gjirokaster me Z.Noka se bashku me drejtues te asaj dege, te Libohoves e Dropullit”, shkruan Shehu.
Por shumë demokratë e kanë bojkotuar këtë takim.
Ata bëjnë përgjegjës PD-në për situatën e krijuar në vend, duke i akuzuar drejtuesit e partisë opozitare se bëjnë pazare me Ramën.