“Ta bënte Anila Basha më lirë” – Deklarata e fortë: Një portal ka marrë 300 mijë euro të sulmojë Vlora Hysenin
Gazetari Muhamed Veliu, dy ditë më parë ka bërë një deklaratë të fortë në Top Story.
Sipas tij, një portal ka marrë 300 mijë euro të sulmojë ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Sulmi ndaj saj, sipas tij, ka nisur që kur ajo mori detyrën.
Por Veliu nuk dha asnjë të dhënë për pretendimin e tij, as se kush portal i ka marrë këtë para dhe as se kush e ka paguar këtë shumë, për të sulmuar Hysenin.
Edhe të pranishmit në studio e vunë në dyshim si lajm.
“300 mijë euro janë shumë. Ta bënte Anila më lira (Anila Basha, e cila ishte e ftuar në studio)”, me me humor Ilir Demalia.