25 Shtator, 2026

Albert Malaj tallet me Mirela Kumbaron: Nuk mban më ujë pilafi, por jo për një mur në Vasjar

 Albert Malaj tallet me Mirela Kumbaron: Nuk mban më ujë pilafi, por jo për një mur në Vasjar

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malajt, ka reaguar pas skandalit me ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.

Me këtë rast ai ka ironizuar Mirela Kumbaron, që pak ditë më parë bëri një video me Tërmet Peçin për disa shtëpi, që sipas saj nuk janë rregulluar në Memaliaj, duke i thënë Malajt se nuk mban më ujë pilafi.

Postimi i Malajt

Ajo që po ndodh në kupolën e institucioneve të sigurisë së shtetit është një çështje jashtëzakonisht serioze .

Vendimi i GJKKO-së për caktimin e masës së arrestit në shtëpi dhe shkarkimin nga detyra ndaj drejtueses së SHISH-it, në kuadër të hetimit të SPAK-ut, si dhe veprimet hetimore që kanë prekur edhe ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, ngrenë pikëpyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si janë administruar dhe mbrojtur informacionet e ndjeshme shtetërore.

Raportimet mediatike mbi komunikimet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin dhe mbi dyshimet se të dhëna të sigurisë mund të kenë dalë nga strukturat përkatëse janë shqetësuese.

Pyetja themelore që duhet t’i bëhet shtetit sot është: kush e ka kryer dhe kush e ka mbikëqyrur procesin e verifikimit dhe të sigurisë për një person të emëruar në krye të institucionit më të rëndësishëm të inteligjencës së vendit?

Kush ka garantuar integritetin e këtij procesi?

Si ish-ushtarak me 15 vite shërbim dhe si ish-drejtues në sistemin e burgjeve e di shumë mirë se siguria Kombetare nuk është pronë e asnjë individi, partie apo qeverie. Ajo është përgjegjësi ndaj Republikës së Shqipërisë.

Nëse hetimet do të provojnë se informacioni i strukturave të sigurisë ka kaluar te persona që kanë qenë objekt i interesit të këtyre strukturave.Një situatë e tillë do të prekte besimin te institucionet, funksionimin e sistemit të sigurisë kombëtare dhe, për shkak të rolit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, edhe dimensionin e sigurisë së Aleancës.

Me këtë situatë, shprehja “nuk mban më ujë pilafi” merr një kuptim të plotë, Mirela Kumbaro jo për shkak të shembjes së një muri ledhi në Vasjar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *