Vlora Hyseni i shkruante Agasit: Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë!
Report Tv ka mësuar një tjetër detaj lidhur me komunikimet e vazhdueshme të zbuluara mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
Sipas burimeve, në një prej qindra mesazheve mes tyre, kreu i SHISH i ka shkruar biznesmenit: “Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë.”
Për Prokurorinë e Posaçme, mesazhe të tilla tregojnë qëndrim kundër organeve të drejtësisë.