26 Shtator, 2026

Prof. Skerdi Prifti ndahet nga jeta: Një nga gjërat që nuk ta falin është suksesi

 Prof. Skerdi Prifti ndahet nga jeta: Një nga gjërat që nuk ta falin është suksesi

Prof. Skerdi Prifti, i cili ka ndërruar jetë sot, ka lënë pas edhe shumë mesazhe dhe këshilla që kanë prekur njerëzit që e kanë njohur dhe ndjekur ndër vite.

Në një prej videove të tij, Prof. Prifti ka folur për suksesin, mënyrën se si duhet t’i shohim njerëzit përreth nesh dhe rëndësinë e ruajtjes së personalitetit dhe dinjitetit.

Mesazhi i tij është një reflektim mbi marrëdhëniet njerëzore dhe mënyrën se si shpesh përballen njerëzit me suksesin e të tjerëve:

“Harroje, asnjëherë njerëzit nuk do të flasin mirë për ty.

Një nga gjërat që nuk të falin është suksesi, nuk ta falin.

Dhe ata njerëz që ti ke menduar që mund të ishin pak dashamirës në ato momente, jo. Pra, harroje.

Një nga gjërat që ju them unë njerëzve që kam afër, me të cilët punoj ose përpiqem t’i edukoj, sepse dhe mënyra ime është jo gjithmonë rezultative, është që tek çdo njeri shih atë që ka të mirë.

Mos u kap tek defektet, sepse po të kapesh tek defektet, shih veten në pasqyrë edhe vazhdo pastaj.

Pra, shih te të tjerët çfarë ka më të mirë.

Në qoftë se tek të tjerët, në të kundërt ndaj teje, fillojnë të nxjerrin këto gjërat e tjera, harroje.

Sepse në jetën tënde ti asnjëherë nuk do t’ia bësh qejfin të gjithëve.

Biles, është e kundërta. Në periudhat që ti sillesh duke ardhur rrotull që t’ua bësh qejfin të gjithëve, do të humbësh personalitetin, do të humbësh dinjitetin dhe të gjithë ata njerëz me të cilët nuk paramiqësohesh sot, do të të nxjerrin gjuhën prapa kurrizit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *