23 Shtator, 2026

Lufta që po terrorizon jugun, mes grupit të Ervis Lamit nga Kamza dhe grupit të Sarandës që drejtohej nga Ramdan Zoto

 Lufta që po terrorizon jugun, mes grupit të Ervis Lamit nga Kamza dhe grupit të Sarandës që drejtohej nga Ramdan Zoto

Nga Elton Qyno

Kur janë mbushur 24 orë nga vrasja e Artan Myrtaj ose siç njihej ndryshe në Sarandë si “Tani i Rruzhdiut”, policia kriminale e Sarandës, nuk ka qënë në gjëndje të identifikojë dhe lokalizojë autorët e kësaj vrasje që tronditi qytetin bregdetar.

Një burim policor zbuloi se vrasja e Myrtaj, është vijueshmëri e sulmeve me armë që janë kryer në ketë qytet dhe ka të njëjtën dinamikë krimi me atentatin e dështuar ndaj Thimio Rubatit, ngjarje kjo e rregjistruar në qëndër të Sarandës në muajin Korrik 2026.

Edhe në rastin Rubatit por dhe në rastin e Myrtaj, autorët kanë qënë të hipur mbi një motor dhe të mbuluar me skafandra.

Pas atentatit ndaj Rubatit, autorët janë larguar duke braktisur motorin në një gji detar në zonën e quajtur “Kasollet”.

Besohet se më pas ata janë larguar me një mjet lundrues, duke mos u mundur të identifikohen sot e kësaj dite nga policia.

Kurse për ngjarjen e vrasjes së Myrtaj, ende nuk është zbuluar motori, pavarësisht se policia ka kryer kontrolle në Sarandë, Ksamil dhe Delvinë.

Situata në qytetin e Sarandës, gjatë këtij sezoni veror ka qënë tepër e rëndë, për shkak të disa ngjarjeve kriminale, ku kanë mbetur disa persona të vrarë.

Rasti më i rëndë ishte ai i vrasjes së turistit portugez, në ambjentet e lokalit “Principotes” në Ksamil, duke pasuar me ngjarjen e djeshme atë të vrasjes së Artan Myrtaj.

Myrtaj u ekzekutua në qëndër të qytetit, vetëm 67 metra larg komisariatit të Sarandës.

Trupi i tij qëndroi rreth 1 orë në mes të rrugës, duke u parë nga shumë kalimtarë të rastit.

Ndërkohë në vendgjarje më parë ka shkuar nëna e viktimës Artan Myrtaj, se sa shefat e policisë së Sarandës.

Krimi i rëndë, lidhet me përplasjen e grupit të Ervis Lamit nga Kamza dhe grupit të Sarandës që drejtohej nga Ramdan Zoto alias Canaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale.

Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet.

Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Por pas disa muaj qëndrim në burg ai është liruar, duke dalë i lirë rrugëve të Sarandës.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *