Deputetja socialiste tronditet që shqiptarët kanë halle: Nuk e dija, jam pa fjalë
Sara Mila ka reaguar e tronditur pas takimeve të para të nismës “Prania Besnike”, duke pranuar se nuk e dinte që shqiptarët kishin probleme.
“Jam pa fjalë. Njëri s’kishte rrugë, tjetri ujë, një tjetër punë. Unë kujtoja se njerëzit na ndalonin në rrugë vetëm për të na falenderuar.”
Deputetja tha se lajmi ka shkaktuar habi brenda gjithë Partisë Socialiste.
“Është shumë e çuditshme,” përfundoi Mila.
“Ne kemi 13 vjet në pushtet dhe jetojmë për bukuri.
Nuk e kuptoj çfarë po bëjnë gabim këta njerëzit e thjeshtë.”