31 vite diferencë – Aktori i njohur 71 vjeçar, fotografohet me të dashurën e re 40-vjeçare
Kevin Costner ka tërhequr sërish vëmendjen për jetën e tij sentimentale, pasi është fotografuar në shoqërinë e një gruaje 40-vjeçare, 31 vite më të re se aktori.
Ylli i “Dances With Wolves”, 71 vjeç, është fotografuar në Santa Barbara, Kaliforni, së bashku me Jennifer Milburn, një lifestyle coach me origjinë nga Aspen, Colorado.
Sipas raportimeve të Daily Mail, dyshja është parë në një supermarket Albertsons, ku kanë bërë pazaret së bashku. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, megjithatë, ka qenë marrëdhënia mes tyre. Dëshmitarët i kanë përshkruar si “shumë të afërt”, duke nxitur menjëherë dyshimet se mes Costner dhe Milburn mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Milburn e veshur sportivisht me pantallona të shkurtra, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe sandale, ndërsa Costner kishte zgjedhur një polo të bardhë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë.
Kush është Jennifer Milburn?
40-vjeçarja ka një profil larg Hollywood-it. Ajo ka punuar më parë si stjuardesë për Delta Air Lines, si modele lokale dhe për disa vite në kompaninë e njohur të veshjeve western, Kemo Sabe.
Sipas profilit të saj në LinkedIn, Milburn aktualisht punon në distancë si drejtore e partneriteteve për The Optimism Company, kompaninë e Simon Sinek.
Lidhja e saj me Aspen është një tjetër detaj që ka shtuar kureshtjen. Milburn është nga Aspen, ndërsa Costner zotëron atje Dunbar Ranch, një pronë e madhe prej rreth 160 hektarësh. Për Costner, kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me një romancë të mundshme që prej divorcit.
Aktori i dha fund martesës 18-vjeçare me Christine Baumgartner pas një divorci shumë të komentuar publikisht. Çifti ka tre fëmijë së bashku.

