18 Shtator, 2026

Ish agjenti i SHIK-ut: Baton Haxhiu qendron pas dosjeve të Speciales, kundër krerëve të UÇK

 Ish agjenti i SHIK-ut: Baton Haxhiu qendron pas dosjeve të Speciales, kundër krerëve të UÇK

Baton Haxhiu ka reaguar me një shkrim të gjatë, pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e krerëve të UÇK-së.

Ai i shkruan Hashim Thaçit, si miku i tij.

Por ish agjenti i SHIK-ut, njëherësh i intervistuar nga Gjykata Speciale, Naim Miftari, gjatë një interviste për “Bota Sot” kohë më parë, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Baton Haxhiut.

“Baton Haxhiu ka punuar edhe më parë kundër drejtësisë dhe kundër gjykatës, pasi dihet mirë në gjykimin e Millosheviqit përjetoi fiasko kur krimineli, krytari serb e demaskoi si agjent të UDB-së, çka nuk ishte sekret fare, dhe rasti i dytë kur Baton Haxhiu u arrestua edhe vet nga Tribunali i Hagës ishte koha kur kishte ndikuar në një dëshmitar në rastin e Ramush Haradinajt, i cili po gjykohej në Hagë në atë kohë”, theksonte Miftari.

Ai thotë se Baton Haxhiu është ideator i skenarit me dosjet e Speciales, të cilat u dërguan në zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

“Baton Haxhiu është kreator i dosjeve që iu dërguan kinse OVL-së së UÇK-së nga njerëz të panjohur, ishte kreator së bashku me BIA-në, UDB-në dhe pjesë të SHIK-ut, por edhe Prokuroria e Kosovës e cila i keqpërdori për nevoja private të klanit Pronto”, deklaronte ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Më tej, Miftari deklaronte të kundërtën e Baton Haxhiut për dëshmitarët, të cilët, sipas Batonit asnjë nuk jeton në Kosovë.

“Sa i përket dëshmitarëve, shumica janë në Kosovë dhe e vërtetë se disa dëshmitar kyç në raste konkrete u vranë në tri vitet e fundit në Kosovë, pasi kishte kohë që dëshmitarët konsideroheshin si tradhtar.

E vërtetë se ka dëshmitar që edhe janë kriminelë ose ish bashkëpuntor të regjimit serb, por pjesa tjetër e dëshmitarëve që shumica janë shqiptar që nuk kanë lidhje me kriminalitete, aq më pak bashkëpunim me shtetin serb, por janë njerëz që u dëmtuan gjatë dhe pas luftës pa kurrëfarë të drejte”, nënvizoi Miftari.

Por pse Baton Haxhiu po e mbron me kaq shumë zellë Hashim Thaçin?

“Kurse sa i perket pse njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu po e mbron me mish e shpirt Hashim Thaçin, lidhja e Batonit me Hashimin zanafillen e kanë te IVICA STANISHIQI”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *