Dash Shehi akuza Ramës për burgosjen e Veliajt: E njoh mirë shenjtallikun politik, do ta lërë në burg deri në zgjedhjet lokale
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lënien në qeli të kryetarit të Bashkisë Tiranë, për të cilin sot Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në lidhje me këtë vendim, Shehi u shpreh se është bërë në mënyrë të qëllimshme, që çështja e Veliajt të zvarritet deri në zgjedhjet zgjedhore. Në intervistën e dhënë për A2CNN, Shehi theksoi është e papranueshme që bashkia më e madhe e vendit të drejtohet nga një kryetar që ndodhet në burg.
“Është turp për gjithë shtetin shqiptar për që një njeri që është në burg dhe drejton bashkinë më të madhe të vendit. Edi Rama do ta zvarrisë këtë punë deri kur të afrohen zgjedhjet lokale.
Këtë shenjtallikun politik e di mirë. Ai e tërheq zvarrë se ato që ka vënë të te bashkia kanë qenë njerëzit e vet.
Nuk merret vesh kush janë njerëzit e atij dhe këtij. E rëndësishme është që këto s’janë më për qytetin. Ky është një absurd që nuk ka ndodhur në asnjë vend”, theksoi Shehi në Off the Record.