SKANDALI: Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër kthehet në hotel për emigrantët
Nga Armando Rabi
Konvikti i vajzave, i cili duhet t’u shërbejë studenteve të Universitetit “Eqrem Çabej”, sot është i mbushur me emigrantë nga Filipinet, të cilët po akomodohen dhe flenë në ambientet e konviktit.
Sipas informacionit, për çdo dhomë dhe shtrat ku qëndrojnë këta persona, Bashkia Gjirokastër merr rreth 60 mijë lekë të vjetra në muaj.
Ky është realiteti!
Universiteti “Eqrem Çabej”, dikur tempulli i dijes në Gjirokastër, sot po merr një funksion të ri: akomodimin e emigrantëve.
Ndërkohë, drejtuesit e universitetit na thonë se këtë vit ka rritje të numrit të studentëve.
Atëherë pyetja është :
drejtuesit e universitetit emigrantet i regjistrojne si student?!
Kenmi ritje të numrit të studentëve apo rritje të numrit të banorëve të konviktit?
Ky është paradoksi i madh i arsimit shqiptar.
Nga njëra anë, Edi Rama premton hapjen e katër universiteteve të reja, ndërsa nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht nga vendi dhe universitetet tona po përballen me një realitet krejt tjetër.
Për kë po hapen universitetet e reja, kur studentët shqiptarë po largohen?
A po investojmë për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë, apo po krijojmë struktura “akomodimo hoteleri turizmi” qe nesër do të përdoren për funksione biznesi.
Ky është “vizioni” i qeverisë Rama për Gjirokastrën dhe arsimin shqiptar, nën drejtimin e Edi Ramës dhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro:
Universiteti “Eqrem Çabej” të mos jetë më vetëm universitet, por edhe “hotel universitar” për emigrantët!
A mban njeri përgjegjësi për këtë skandal?
Kush e ka marrë këtë vendim?
Kush e ka miratuar?
Dhe kush do të japë llogari për përdorimin e konviktit të vajzave për akomodimin e emigrantëve?
Gjirokastra nuk ka nevojë për konvikte të mbushura me emigrantë.
Gjirokastra ka nevojë për studentët shqiptarë, për të rinjtë që largohen, për vende pune dhe për një universitet që t’u shërbejë Shqiptareve.