Piro Dhima nis fushatën kundër Flamur Golemit, për të qenë kandidat për Bashkinë e Gjirokastrës
Edhe pse miq, duket se ambicia për pushtet ka ndarë Flamur Golemin dhe Piro Dhimën.
Ky i fundit, që u mbështet nga Golemi në fushatën zgjedhore për deputet, po përflitet se do të jetë kandidat për kryebashkiak të Gjirokastrës, pikërisht në vend të golemit
Dhe duket se ka nisur fushatën, duke sponsorizuar lajme pro tij.
“Piro Dhima, edhe pse një deputet i ri, u foli nxënësve me seriozitetin, qartësinë dhe mesazhin që meriton një brez që sapo nis rrugëtimin e tij.
Pak fjalë, por pikërisht ato që duhej të dëgjonin”, thuhet në një lajm të sponsorizuar, në të cilin thuhej se Dhima është shumë më lartë se Golemi.
