19 Shtator, 2026

Rrëfimi tronditës i 34-vjeçares që u rrëmbye dhe përdhunua nga daja i deputetes socialiste: Ajo e dinte

 Rrëfimi tronditës i 34-vjeçares që u rrëmbye dhe përdhunua nga daja i deputetes socialiste: Ajo e dinte

Rrëfimi i Meritës 34 vjeçare që u mbajt peng për 45 ditë nga Bledar Bakaj dhe siç pretendon, është dhunuar e përdhunuar nga daja i Zegjine Çaushit, ka zbuluar një skandal të madh në të cilin përfshihet edhe deputetja socialiste.

Një video e re është publikuar në rrjetet sociale dhe Merita rrëfen se Bledari është drejtpërdrejt daja i deputetes Zegjine Çaushi, dhe së dyti, dy ditë pasi ajo ishte marrë peng dhe mbahej me forcë në shtëpinë e 52 vjeçarit, Zegjineja ka shkuar dhe e ka takuar.

Është thënë që Bledari, është daja i Zegjinesë, është ai daja i Zegjinesë?

Merita: Po. Po. Po. Është drejtpërdrejt.

E ke takuar ti Zegjinenë?

Merita: E kam takuar. Pas dy ditësh erdhi (dy ditë pasi kishte ndodhur pengmarrja dhe Merita mbahej me dhunë në shtëpinë e Bledar Bakaj). E mori përjashta dhe i tha “qysh e ke marrë”. Ai i tha “atë e di unë”.

Më tej, 34 vjeçarja thotë se pasi deputetja Zegjine Çaushi ka marrë këtë përgjigje nga daja i saj, i ka pohuar: “Do na fus në telashe, i tha.” Kjo, lë të kuptohet se deputetja socialiste i trembej asaj që mund të ndodhte më vonë nëse ngjarja zbulohej, siç në fakt ndodhi.

Kjo copëz nga rrëfimi i Meritës zbulon skandalin e madh që implikon edhe deputeten socialiste Zegjine Çaushi, sepse të paktën siç pretendohet, por mund të verifikohet edhe shumë lehtësisht, ajo ka qenë në shtëpinë e dajës dhe e ka ditur situatën, por në vend që ta ndihmonte 34 vjeçaren të shpëtonte nga dhunë dhe mbajtja kundër dëshirës, më shumë ka pasur merakun e “telasheve” publike.

Sipas saj, me Bledar Bakajn u njoh nga halla dhe arsyeja ka qenë pasi ai i kishte premtuar punë, pasi ajo kishte nevojë për para për të blerë ilaçe për babain.

“Mu shfaq një si doktor, me përparëse. Ai doli nga prapa, me merr prej gurmazi më fut në makinë dhe merr ne telefon babain. I thotë babait që kam marrë ambulancën, por nuk ishte ambulancë.

Më ka çuar në Levan, më ka futur nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më ka marrë zvarrë, më ka çuar te e motra. Më ka çuar në varreza më thoshte, këtu është vendi jot”, tregon ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *