Gazetari: Edi Rama sulmoi me thonj dhe kërcënoi emigrantin shqiptar në Napoli, i tha “të zhduk”
Gazetari Çim Peka thotë se Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk.
Ai tha se kjo ka ndodhur pasditen e sotme në avionin e linjës Tiranë-Napoli, ku pasagjer ka qenë dhe Rama.
Peka shkruan se, Rama ka sulmuar me thonj emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit.
“Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri!
Rama kap me thonjë emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni ne Napoli.
Pse thoni ju: Emigranti e paska këshilluar të mos kthehet më në Shqipëri se boll dem ka bërë.
Rama e kap me thonjë duke zbrit nga shkallet e avionit dhe e kërcënon me fjalët: Të zhduk!
Pastaj i drejtohet policisë italiane ta shoqërojë emigrantin shqiptar se i paska bërë foto pa leje.
Me këtë monstër duhet marre seriozisht, ky çdo dite po kërkon argat me …. e vete”, shkruan gazetari Çim Peka në denoncimin e tij.