22 Shtator, 2026

Incident në avionin ku po udhëtonte kryeministri, Rama e kap për qafe qytetarin dhe ua dorëzon policëve italianë

 Incident në avionin ku po udhëtonte kryeministri, Rama e kap për qafe qytetarin dhe ua dorëzon policëve italianë

Kreu i qeverisë Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Italisë ku dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri do të vizitojë edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale” si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë  “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite ai së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron, do të zhvillojnë dhe një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, për të folur lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sa i përket fushës së arsimit.

E përpos axhendës së kreut të qeverisë në tokën fqinje, një video është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ku pretendohet se udhëtimi i kryeministrit drejt Napolit nuk ka shkuar “vaj”.

Shkak është bërë një shtetas shqiptar i cili po ashtu sipas asaj që JOQ pretendon, referuar kështu dëshmitarëve që ishin udhëtarë në këtë fluturim, thuhet se ai e ka sharë kryeministrin me një fjalor aspak adekuat, dhe si rrjedhojë ky i fundit ka lajmëruar oficerët italianë.

“Të q***a robt, o Edi Rama”, kështu mësohet ta ketë ofenduar shqiptari kryeministrin Rama. Ndërkohë siç shihet dhe në video kryeministri ka përfunduar duke e dorëzuar vetë këtë shtetas në duart e karabinierëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *