Këshilltarët socialistë të Memaliajt, janë dakord që ajo të shkrihet – Demokrati: Ju doni më shumë partinë, turp…
Ç’do ndodh në Bashkinë Memaliaj me këshilltarët që kërkuanë e premtuan nga votuesit votëbesim se do ishin garant ndaj çdo memalioti.
Detyruan qytetarët të largoheshin nga salla ku ishin mbledhur për të dëgjuar dhe vendosur se nuk duanë që të ndëshkohen nga reforma territoriale që qeveria ka vendosur të shkrijë Bashkinë e Memaliajt dhe ta bashkojë me atë të Tepelenës duke i konsideruar zgjedhësit turma gjallesash që me fatin e tyre cilido mund të bëjë si ti teket .
Qytetari në një vënd demokratik është koçesionar me shtetin i barabart dhe i garantuar nga Kushtetuta .
Këshilltarët socialistë në grup nuk ju bashkuanë këshilltarëve të grupimeve të tjerë jo vetëm të Bashkisë që përfaqësojnë, por edhe gjithë të tjerëve në mbarë vendin.
Vota e qytetarit është mbi Partinë pavarësisht bindjeve mbasi qytetari jeton e punohet në shoqëri e jo në pyll i izoluar nga progresi dhe zhvillimi.
Si qytetar i lirë dhe aktiv në jetën kulturore dhe politike të Shqipërisë më lind e drejta t’u bëj thirrje këshilltarëve që nuk janë në krahë të votuesit memaliot të lënë mënjanë Partinë e të duanë Shqipërinë .
Vasil Nasi, kryetar Dega PD, Janinë .