20 Shtator, 2026

Moderatorja e njohur Grida Duma shpik një fjalë të re që nuk e artikulon dot as vetë

 Moderatorja e njohur Grida Duma shpik një fjalë të re që nuk e artikulon dot as vetë

Moderatorja e njohur Grida Duma shpik një fjalë të re që nuk e artikulon dot as vetë!

Problemi? As vetë Duma nuk arriti ta përsëriste fjalën e saj një herë të dytë. “E thashë njëherë, s’e di nga erdhi, tani s’e gjej dot as unë,” u shpreh ajo, duke u përpjekur pa sukses ta shqiptonte sërish para kamerave!

Lajmi arriti shpejt te Akademia e Shkencave.

“Kemi mobilizuar tre linguistë dhe një ekspert fonetike,” tha një burim pranë Akademisë. “Deri tani kemi identifikuar se fjala ka të paktën një bashkëtingëllore që nuk ekziston në asnjë gjuhë të njohur njerëzore.”

Vetë Duma, e pyetur nëse do ta përdorë sërish fjalën, u përgjigj me qetësinë e një profesionisteje: “Nëse më vjen prapë, do ta them pa pikë ndroje. Unë jam e drejtpërdrejtë.

Shumë biznesmenë kanë shprehur interes për fjalen e re që ta përdorin si pasword për wirlesin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *